BE-ja me kritika për Malin e Zi për shkak të mungesës së dialogut politik
BKT
Rajoni dhe Bota

BE-ja me kritika për Malin e Zi për shkak të mungesës së dialogut politik

Bashkimi Evropian shfaqi keqardhje që nuk janë votuar ligjet për reformë zgjedhore në Mal të Zi për shkak të mungesës së dialogut politik dhe përkujton se bojkoti nuk paraqet zgjidhje të mirë.

“Kjo paraqet mundësi të humbur për Malin e Zi që ta rinovojë dialogun politik në Parlament, që ta shqyrtojë kornizën ligjore zgjedhore në mënyrë përfshirëse, që ta rrisë besimin në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm dhe të arrihet marrëveshje ndërpartiake për kritere të shumta të cilat janë të rëndësishme për agjendën e BE-së të Malit të Zi, veçanërisht në pjesën e kapitullit 23 dhe 24 në lidhje me sundimin e së drejtës”, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme, Peter Sano.

Bashkimi Evropian kërkon që dialogu të mbahet në Parlament dhe t’i vihet fund bojkotit, i cili nuk mund të jetë zgjidhje “veçanërisht për një vend që negocion për anëtarësim në BE”.

“BE-ja në mënyrë konsistente i inkurajon të gjithë faktorët politikë në Mal të Zi që të ndërmarrin përgjegjësi dhe ta kthejnë debatin politik mbrapa në Parlament”, thotë Stano.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota