Buffon: Barazimi i Maldinit më nderon
BKT
Sport

Buffon: Barazimi i Maldinit më nderon

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet. Portieri legjendar i Juventusit e nisi si titullar sfidën e fundjavës kundër Sampdorias, aty ku barazoi rekordin e një monumenti si Paolo Maldini.

647 ndeshje të zhvilluara në Serie A janë shumë dhe 42-vjeçari italian (i mbush në janar) ndihet krenar. Motivimi nuk i mungon, madje as dëshira për t’u përmirësuar, ndërsa Buffon mendon për Lazion. Të dielën luhet finalja e Kupës së Italisë dhe përballja është shumë e fortë.

“Ndeshja kundër Sampdorias ishte shumë emocionuese për atë që përfaqësonte. Në fund të fundit, përjetimi i emocioneve është shkaku kryesor pse vazhdoj të luaj. Fakti që jam një pikë referimi për grupin e lojtarëve më shtyn të eci përpara dhe të përmirësohem ende, edhe pse jam 42 vjeç”, tha ai, raporton abcnews.

“Më nderon fakti që kam arritur Maldinin në krye të renditjes së ndeshjeve në Serie A me 647 ndeshje. Tani mendoj për ndeshjen e radhës dhe dua të fitoj Superkupën përballë Lazios. Duam t’u dhurojmë kënaqësinë e radhës tifozëve”.

Lazio? Na pret një ndeshje e komplikuar, mjafton të kujtojmë humbjen e para disa ditëve kundër tyre në kampionat, por edhe ato të viteve të fundit. Skuadra e Inzaghit është e vetmja në Itali (bashkë me Napolin dhe Milanin), që ia ka dalë të fitojë trofe gjatë këtyre viteve ku kemi dominuar ne”, përfundon Buffon.