17:03 / 21.12.2019
Sevilla me ritëm Championsi, mposht lehtësisht Mallorcan
Sevilla ecën me ritëm Championsi. Skuadra andaluziane ruajti vendin e 3-të në La Liga pasi mposhti me rezultatin 0-2 Mallorcan në një takim të dominuar dhe të fituar me thjeshtësi nga skuadra e Julen Lopeteguit duke treguar se humbja ndaj Villareal ishte vetëm një aksident.
Diego Carlos zhbllokoi shifrat pas një asisti të marrë nga Ever Banega në minutën e 20-të, ndërkohë që në minutën e 63-të vetë mesfushori argjentinas me një penallti të kthyer në gol, i siguroi fitoren me rezultatin 0-2 Sevillas.
Me këtë sukses andaluzianët u ngjitën në kuotën e 34 pikëve duke blinduar vendin e 3-të.























