16:08 / 22.12.2019
Osasuna – Sociedad, rrebesh golash
Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen mes Osasunas dhe Real Sociedadit, kurse fituese doli skuadra mysafire me rezultat 3-4.
Shënues për fitoren e Sociedadit ishin Mikel Oyarzabal, Portu, Martin Odegaard dhe Alexander Isak. Ndërsa për vendasit dy gola i realizoi Ezequiel Avila dhe një tjetër e shtoi Aridane Hernandez.
Nga minuta e 72-të, Facundo Roncaglia i Osasunës u përjashtua me karton të kuq. Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj nuk u aktivizua farë në lojë.























