23:19 / 22.12.2019
Reali mbetet pa fitore, Barcelona pranë titullit vjeshtor
Futbollistët e Real Madridit kanë dështuar të arrijnë fitore si vendës kundër Athletic Bilbao.
Ndeshja e javës së parafundit të sezonit vjeshtor ndërmjet këtyre dy skuadrave të La Ligës së Spanjës në futboll përfundoi sonte pa gola 0:0.
Madrilenët krijuan raste të mira shënimi, por nuk arritën të konkretizojnë asnjërin prej tyre.
Pas këtij barazimi, Real Madrid mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, dy më pak se lideri Barcelona.
Athletic Bilbao renditet në pozitën e shtatë me gjithsej 28 pikë të grumbulluara nga 18 xhiro të zhvilluara.
Në ndeshjen e javës 19, Real Madrid luan si mysafir i Getafes, derisa Barcelona takohet me ekipin e fundit në tabelë Espanyol























