Isco te Chelsea, ja pse transferimi realizohet në janar
BKT
Sport

Isco te Chelsea, ja pse transferimi realizohet në janar

Isco Alarcon iu bashkua Real Madridit në vitin 2013 nga Malaga për 30 milionë euro dhe u etiketua menjëherë si një talent i së ardhmes. Përvoja e tij deri më tani te Reali ka qenë me luhatje.

Ka pasur momente kur 27-vjeçari ka bërë diferencën, duke qenë një ndër më të mirët për “Los Blancos”, si p.sh. në dy gjysmëfinalet e Championsit ndaj Atleticos në vitin 2017, por edhe finalja kundër Juventusit në po të njëjtin edicion, megjithatë ka pasur edhe çaste negative e dëmtime që kanë frenuar rritjen në karrierë të Iscos.

Këtë sezon, andaluzi në 10 ndeshje në kampionat ka luajtur titullar në vetëm 5 prej tyre, ndërsa ka luajtur 3 herë edhe në Champions, pa shënuar qoftë një gol apo dhuruar asiste.

Duke parë situatën, e ardhmja e Iscos duket larg Madrdit. Sipas medieve britanike, Chelsea e ka përgatitur ofertën për spanjollin dhe lëvizja e tij mund të vijë që në Janar. Blutë, të cilët tashmë kanë të drejtë të hyjnë në merkato, do të parashtrojnë në tryezën e madrilenëve 50 milionë euro për të drejtat e mesfushorit me tipare sulmuese.

Tek londinezët Isco do të gjente hapësirat e duhura për të fituar vazhdimësinë. Aktivizimi i mundshëm te Chelsea mund t’i hapte edhe dyert e Kampionatit Europian me Spanjën, duket një situatë “win-win” për të gjitha palët.