Osmani: Ligji i Gjuhëve nuk do të rishikohet
BKT
Rajoni dhe Bota

Osmani: Ligji i Gjuhëve nuk do të rishikohet

Zv. kryeministri ka deklaruar se Ligji i Gjuhëve nuk do të ndryshojë dhe se udhëzimet e Komisionit të Venedikut kanë të bëjnë me mungesën e kapaciteteve për zbatimin e tij.

Sipas tij, rishikimi i këtij ligji rrezikon procese tjera të rëndësishme në vend, duke shtuar se do të vazhdohet me punë për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme institucionale për zbatimin e ligjit në fjalë.

Ai është ndalur edhe te kriza në Kuvend duke deklaruar se është herët të flitet për pozicione ekstreme sepse ende është faza e bashkërendimit ndërmjet partive politike.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Zaev për dorëheqje nëse frenohen ligjet e rëndësishme për qytetarët, Osmani tha se është optimist se do të tejkalohen dallimet në Kuvend.

Ai shtoi se ka një bashkërendim se si të tejkalohet situata e tanishme në kuvend, për miratimin e ligjeve, duke u shprehur se beson që do të arrijnë që me sukses ta mbyllin këtë vit.

Osmani beson se do të ecet tutje drejt zgjedhjeve të parakoshme të prillit të ardhshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota