17:32 / 26.12.2019
Perez gati 300 milionë euro për Mbappe-n
Klubi i famshëm spanjoll, Real Madrid duket së është i vendosur që ta blejë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Sipas medieve iberike, ‘Los Blancos’ insistojnë që në verën e ardhshme ta sjellin në ‘Bernabeu’ ylli francez.
Kreu i madrilenëve, Florentino Perez prej kohësh është duke provuar që ta bind lojtarin për t’u transferuar në Madrid.
Madje, siç raportohet, Perez është gati të paguaj shifrën prej 300 milionë euro, aq sa thuhet se do të kushton ky operacion, e në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë Mbappe do të bëhej transferim më i shtrënjtë në historinë e futbollit.























