Edhe Callejon, edhe Koulibaly do largimin nga Napoli
BKT
Sport

Edhe Callejon, edhe Koulibaly do largimin nga Napoli

Nuk gjen qetësi Napoli as gjatë festave të fundvitit. Klubi i kaltër është me sytë nga merkato, pasi përveç faktit që Mertens dhe Callejon kanë vendosur të mos rinovojnë kontratat e tyre me klubin qëu skadojnë gjatë kësaj vere, ndërkohë lajmi i bujshëm që publikojë mediat italiane sëfundmi ka lidhje me qëndërmbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly i cili u ka kërkuar drejtuesve dhe me konkretisht presidentit Aurelio De Laurentiis që të shitet në merkaton e dimrit.

Aktualisht kartoni i Koulibaly ka një vlerë prej 65 milionë eurosh në treg, shifër të cilën Napoli kërkon ta përfitojë “cash” pasi nuk pranon shkëmbime lojtarësh në tratativa. Dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e shtatlartit afrikan janë, Manchester United dhe Arsenali, por një tentativë mund ta bëjë edhe Everton duke patur parasysh që drejtimin e skuadrës nga qyteti i Liverpoolit e ka marrë ish-tekniku i Napolit, Carlo Ancelotti.

Ndërkohë sulmuesi belg Dries Mertens ka refuzuar sëfundmi një ofertë të Borussias së Dortmundit. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjidhja e tij, do të vendosë të pranojë ofertën e Napolit apo do të transferohet në një klub tjetër, pa harruar që për të interesohet edhe Interi.