20:28 / 26.12.2019
“Djajtë e Kuq” deklasojnë Newcastle Unitedin
Manchester United duket se kanë gjetur formën e tyre më të mirë.
“Djajtë e Kuq” sonte deklasuan Newcastle Unitedin, me rezultat 4-1, sonte në kuadër të javës së 19-të të Premier Leagues, raporton RTKLive.com.
Skuadra e Unitedit është treguar ekip i fortë për skuadrën mike.
Martial (dygolësh), Grenwwod e Rashford shënuan për fitoren e skuadrës nga “Old Traffordi”, derisa golin e nderit për mysafirët e realizoi Longstaff.
Pas kësaj fitore, United ngjitët në pozitën e shtatë me 28 pikë, kurse, Newcastle, ka tri pikë më pak në vendin e dhjetë.























