Këta janë 10 sportistët më të paguar të dekadës
BKT
Sport

Këta janë 10 sportistët më të paguar të dekadës

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather konfirmohet si sportisti më i pasur i dekadës së fundit.

Revista prestigjioze “Forbes” publikoi listën e sportistëve që kanë siguruar më shumë të ardhura nga viti 2010.

Mayweather ka derdhur në llogaritë e tij bankare plot 915 milionë dollarë. Pas boksierit amerikan, në vendin e dytë renditet  ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë ka arkëtuar 800 milionë dollarë. Fitimet më të mëdha të ish sulmuesit të Real Madridit janë jashtë fushës se blertë, falë kontratave me "Nike" dhe rrjetet sociale. Luzitani është sportisti më më shumë ndjekës në "Instagram" dhe "Facebook".

Pas tij vjen kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.  Argjentinasi në këtë dekadë ka fituar 750 milionë dollarë. Ndryshe nga Ronaldo, Messi përfiton më shumë nga paraqitjet e tij në fushën e lojës, duke qenë se askush nuk paguhet më shumë se Leo nga klubi ku ai bën pjesë.

Më pas në klasifikimin e "Forbes" pozicionohet ylli i Los Angeles Lakers në NBA, LeBron James me 680 milionë euro të fituara në 10 vitet e fundit.

Edhe James më shumë fiton nga kontratat me kompanitë e veshjeve sportive sesa nga paga, ndërkohë që pas tij qëndron një tjetër legjendë e sportit botëror.

Bëhet fjalë për tenistin, Roger Federer që ka lënë pas golfistët, Tiger Uds dhe Fil Mickleson.

Klasifikimin e 10 sportistëve më të pasur të dekadës së fundit e plotëson 6 herë kampioni i botës në Formula 1, Leëis Hamilton me 400 milionë dollarë duke u bërë i vetmi pilot dhe i vetmi britanik që përfshihet në "top 10", transmeton oranews.

E vetmja femër që përfshihet mes 40 sportistëve që kanë fituar më shumë në këtë dekadë është tenistja amerikane Serena Williams me 215 milionë dollarë.