Protestë para ambasadës së Malit të Zi në Beograd
BKT
Rajoni dhe Bota

Protestë para ambasadës së Malit të Zi në Beograd

Qindra njerëz po protestojnë para ambasadës së Malit të Zi në Beograd.

Protesta po mbahet për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare nga Parlamenti i Malit të Zi.

Protesta është organizuar nga Klubi Studentor i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd.

Po sot, para ambasadës malazeze në Beograd u organizua gjithashtu një miting kundër Ligjit për Lirinë e Fetare, i organizuar nga Lëvizja opozitare Dveri e udhëhequr nga Boshko Obradoviq.

Deputeti, Obradoviq u përlesh fizikisht me deputetët e pozitës në parlamentin e Serbi, pasi gjatë seancës, hyri me një pankartë në duar, për të protestuar ndaj faktit që Serbia nuk ka reaguar për miratimit e këtij ligji.

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një projektligj për komunitetet fetare, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë e pronave që administron.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota