“Klopp më i miri, Guardiola pa miliona s’bën dot asgjë”
BKT
Sport

“Klopp më i miri, Guardiola pa miliona s’bën dot asgjë”

Jurgen Klopp apo Pep Guardiola? Ish-futbollisti i Anglisë dhe Arsenalit, Paul Merson, ka dhënë mendimin e tij dhe për të më i miri është tekniku i Liverpool. Ish-sulmuesi tregon dallimin mes dy trajnerëve.

“Klopp është më i miri. Ai mund të marrë Rotherham nga divizionet poshtë dhe ta bëjë atë një klub të Premier League, sigurisht duke i dhënë kohë”, tha ai.

“Guardiola nuk mund ta bëjë këtë. Atij i duhet lojtarë 80-90 milionësh për ta bërë sistemin e tij të punojë. Klop nuk e bën këtë. Është një arritje e madhe ajo që ai ka ndërtuar”, është shprehur Merson.