Tri klube të mëdha evropiane e duan portierin e Barcelonës
BKT
Sport

Tri klube të mëdha evropiane e duan portierin e Barcelonës

Andre Ter Stegen është një nga portierët më të mirë në qarkullim.

Nëse Lionel Messi shënon gola, Ter Stegen tek Barcelona paraqet siguri në portë.

Për këtë arsye  Juventus, PSG dhe Bayern Munich kanë shfaqur interes për shërbimet e portierit gjerman. 

Por ekipi katalanas nuk do ta lëshojë kollaj gardianin e portës. Klauzola për lëshimin e tij është 180 milionë euro dhe zor se Barça do të bëjë kompromise me këtë shifër.

27 vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014 dhe ka zhvilluar 213 paraqitje me fanellën e klubit katalanas.