13:34 / 29.12.2019
Suso rikthehet në ‘radarin’ e Sevillas
Sevilla ka rikthyer interesim për sulmuesin e AC Milan, Suso.
Spanjolli nuk ka qenë në formë të mirë këtë sezon dhe pritet të largohet nga “San Siro”.
Nga ana tjetër, Sevilla ka vendosur të provojë përsëri transferimin e Suso-s, pasi “Rosonerët” rikthyen në skuadër suedezin, Zlatan Ibrahimovic, andaj me shumë mundësi spanjolli do të humbasë pozicionin e tij.
Drejtori i klubit italian, Monchi ka lidhje të mirë në Itali dhe sipas raportime është admirues i madh i lojtarit në fjalë.























