Roma shitet për 550 milionë euro, mungon vetëm zyrtarizimi
BKT
Sport

Roma shitet për 550 milionë euro, mungon vetëm zyrtarizimi

Roma shumë shpejt mund të ndryshojë pronarë. Gazeta “Il Messaggero” raporton tratativa mes Pallotta e Friedkin për shitjen e klubit tek ky i fundit, është drejt mbylljes.

Në orët e fundit, në fakt, këshilltarët kanë arritur të mbledhin në një tavolinë dy sipërmarrësit amerikanë e distanca prej 47 milionë euro mes kërkesës e ofertës është reduktuar në 20, duke e afruar jo pak akordimin, që pritet sipas të përditshmes, brenda fundit të vitit.

Bisedimet kanë nisur në 23 dhjetor në aksin Londër-Los Angeles-Boston: Pallotta e Friedkin kanë vendosur të mos fusin në bisedime ndërtimin e mundshëm të stadiumit të ri në Tor di Valle, transmeton KJ.

Roma nuk e ka marrë kurrë aprovimin nga Campidoglio, teksa nga 800 milionë të kërkuar fillimisht nga pronari aktual është zbritur në 550 milionë euro. Akordi pritet që të zyrtarizohet pasditen e nesërme.