21:29 / 29.12.2019
City mposht Sheffield
Manchester City ka shënuar fitore të vështirë në përballje me Sheffield United si vendës në kuadër të javës 20 të Premier Ligës angleze në futboll.
Mysafirët shënuan në minutën 29, por gëzimi i Mousset nuk zgjati shumë, pasi që goli tij u anulua pas shikimit të VAR-it.
Derisa në 45 minutat e para ‘heshtën’ rrjetat, në minutën e shtatë të pjesës së dytë City erdhi deri tek epërsia përmes golit të Sergio Aguero.
Vendësit shënuan golin e dytë tetë minuta para përfundimit të ndeshjes përmes Kevin De Bruyne, pas asistimit të Riyad Mahrez.
Pas kësaj fitoreje (2:0), City vazhdon të mbetet në vendin e tretë në tabelë me 41 pikë, 14 më pak se lideri Liverpul që nuk di për humbje, përderisa Sheffield renditet në pozitën e tetë me 29 pikë.


























