Sot finalet e turneut “Zahiri-Hakifi-Edmondi”
BKT
Sport

Sot finalet e turneut “Zahiri-Hakifi-Edmondi”

Sonte zhvillohen ndeshjet finale të turneut memorial “Zahiri-Hakifi-Edmondi” në futboll të vogël, që po mbahet në kryeqytet.

Fillimisht në orën 18:00 do të luhet ndeshja finale e kategorisë U-9, më pas në orën 18:30 finalja e kategorisë U-15, derisa finalja e kategorisë së seniorëve luhet në orën 19:00. Ndërkohë, ceremonia e shpërndarjes së shpërblimeve të këtij turneu bëhet rreth orës 20:00. Seria e ndeshjeve finale zhvillohet në palestrën e vogël në Pallatin e Rinisë.