14:21 / 01.01.2020
Gjiganti anglez i etur për Diego Carlos
Mbrojtësi i Sevilla-s, Diego Carlos është objektiv i Liverpool-it, raporton ‘Eldesmarque’.
‘Të kuqte’ e Anglisë synojnë ta sjellin në ‘Anfield’ brazilianin në fund të këtij sezoni.
Carlos është një nga lojtarët kryesor tek Sevilla. Ai në këtë sezon të garave ka bërë 18 paraqitje, transmeton Scanner.
Siç raportohet, Liverpool duhet ta fitoj garën kundër Real Madridit për ta bërë të vetin brazilianin, sepse lojtari prej kohësh është duke u monitoruar nga madrilenët.























