15:28 / 01.01.2020
Chelsea e nis më barazim vitin 2020
Chelsea nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në transfertën tek Brighton, në ndeshjen e parë të vitit 2020.
Brigton dhe Chelsea kanë luajtur baras 1-1, në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit anglez.
Loninezët ishin afër fitores, sepse deri në finish të ndeshjes ishin në epërsi me golin e Cesar Azpilicueta (10’), mirëpo, ishte Alireza Jahanbakhsh (84’), ia siguroi një pikë skuadrës nikoqire,
Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 36 pikë, kurse, Brighton renditet e 13-të me vetëm 24 pikë të grumbulluara.























