15:20 / 02.01.2020
Ja sa milionë do t’i ketë Lampardi në dispozicion për transferime
Lampardi ka në dispozicion mbi 175 milionë euro për afatin e janarit.
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka në dispozicion mbi 175 milionë euro për ta përforcuar skuadrën e tij në afatin kalimtar të janarit, raporton Express Sport.
Chelsea në verë nuk kishte të drejtë të përforcohej për shkak të një dënimi nga FIFA, kurse nga janari ka të drejtë ta bëjë këtë.
Klubi londinez është lidhur me një nga lojtarët më të përfolur në Premier Ligë, yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Ndërkaq, si emra janë përfolur edhe yjet e Bundesligës, Jadon Sancho e Timo Werner.























