Ambasadori serb refuzon ta marrë notën e protestës nga Mali i Zi
BKT
Rajoni dhe Bota

Ambasadori serb refuzon ta marrë notën e protestës nga Mali i Zi

Ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviq ka refuzuar ta pranojë notën e protestës nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Kjo është bërë e ditur nga ministria e jashtme malazeze që drejtohet nga Sërxhan Darmanoviq, raporton RTCG.

Bozhoviq u thirr në intervistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot për t’iu ofruar nota e protestës lidhur me ngjarjet e fundit jashtë ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi në Beograd dhe përpjekjen e mbrëmshme për djegjen e flamurit malazez.

Ambasadori Bozhoviq  ka dënuar rastin me flamurin duke e cilësuar si një veprim të papërshtatshëm.

Sipas tij, kjo në  asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të shtetit të Serbisë ose qytetarëve të tij, transmeton Klan Kosova.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota