Ardhja e Haaland nxjerr Alcacer në shitje, ja sa kërkon Dortmund
BKT
Sport

Ardhja e Haaland nxjerr Alcacer në shitje, ja sa kërkon Dortmund

Paco Alcacer, edhe pse ka udhëtuar me Borussia Dortmund drejt jugut të Spanjës në Marbella, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit, duket se nuk e ka aspak të sigurt qëndrimin te verdhezinjtë.

Ardhja në skuadër e talentit Haaland, ka bërë që ish-lojtari i Barcelonës të përfundojë në merkato.

Agjentët e 26-vjeçarit ia kanë ofruar futbollistin Atleticos së Madridit, por drejtori sportiv i gjermanëve Zorc kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lire futbollistin, shumë kjo e konsideruar e lartë nga “Los Colchoneros” të cilët kanë refuzuar të shpenzojnë aq shumë.