Kupa FA: Biliq eliminon Charlton, Liverpuli feston derbin
BKT
Sport

Kupa FA: Biliq eliminon Charlton, Liverpuli feston derbin

Futbollistët e West Bromwich Albion, të udhëhequr nga ish-trajneri i kombëtares kroate, Slaven Biliq, siguruan pjesëmarrjen në 1/16 të Kupës FA, pasi mposhtën Charlton me rezultat 1:0.

Autori i golit të vetëm ishte Kenneth Zohore në minutën e 32.

Në ndeshjen më emocionuese të raundit të tretë, Liverpul mposhti Everton me rezultat 1:0, në derbin e madh të qytetit. Autor i golit të vetëm ishte Curtis Jones në minutën e 71-të.

Në moshën 18-vjeç dhe 340 ditë, Jones u bë golashënuesi më i ri i Liverpulit në derbin e ‘Merseyside’ pas Robbie Fowler, i cili shënoi si 18-vjeç dhe 338 ditë në mars 1994.

Jurgen Klopp luajti në këtë ndeshje pa nëntë lojtarë standardë, duke bërë debutimin e Minamino nga RB Salzburg.

Chelsea vazhdoi garën e tyre duke mposhtur Nottingham Fores me rezultat 2:0. Fitorja e "Blues" u sigurua nga Callum Hudson-Odoi (‘6) dhe Ross Barkley (‘33).

Tottenham nuk arriti të mposhtte Middlesbrough kështu që ata do të duhet të luajnë përsëri para tifozëve të tyre pasi ndeshja e parë përfundoi 1:1. Ekipi vendas shënoi përmes Ashley Fletcher në minutën 50 dhe Tottenham barazoi përmes Lucas Moura në minutën e 61-të.

Surprizat erdhën me Derby County që mposhti Crystal Palace 1:0, me golin e Chris Martin në minutën 32.

Në këtë ndeshje luajti edhe Wayne Rooney, i cili mbërriti në Derby në fillim të këtij viti.