Jasmin Raboshta transferohet tek Llapi
Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta nga dita e sotme është futbollist i Llapit. Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin llapjan deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit.
Jasmin Raboshta, 29 vjeç, i lindur më 30.04.1990 ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Shqipëri, si dhe ka provuar aventurën për dy vite në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola. Raboshta i bashkohet Llapit si një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit. Llapi ka prezantuar edhe dy futbollistë tjerë, bëhet fjalë për Nertil Hoxhajn dhe Franci Lenën. I pari është 22 vjeç, vjen nga Vushtrria, luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe është një produkt i Partizanit. I dyti aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ka qenë kapiten i Shkëndijës së Tiranës dhe është pjesë e Shqipërisë U20.























