​Përkushtim maksimal i grupmoshave të reja të Kosovës
BKT
Sport

​Përkushtim maksimal i grupmoshave të reja të Kosovës

Grupmoshat e reja të Kosovës në basketboll janë grumbulluar për herë të parë në vitin 2020.

Kosova U20 dhe Kosova U16 në të dyja konkurrencat janë grumbulluar në Prishtinë, ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë, derisa ato do të vazhdojnë edhe sot.

Trajnerët kanë pasur mundësinë të shohin formën e lojtarëve/eve, duke ftuar shumë lojtarë/e, në mënyrë që në garat ndërkombëtare të zgjedhin 12-shen më të mirë dhe të formojnë një ekip sa më të fortë.

Në stërvitjen e sotme është vërejtur përkushtim maksimal nga lojtarët/et që duan të jenë pjesë e Kosovës.

Mark Rodiqi, trajner i Kosovës U20 (M), Dritëro Sefaja, trajner i Kosovës U16 (M), Furkan Saglik, trajner i Kosovës U20 (F) dhe Edin Kërveshi, trajner i Kosovës U16 (F) janë ndarë të kënaqur me angazhimin e lojtarëve/lojtareve në stërvitjen e së martës, duke shpresuar se me këtë ritëm do të vazhdohet edhe sot dhe në grumbullimet e ardhshme.

Kombëtaret e reja gjatë verës do të garojnë në garat evropiane. Të gjitha janë në Divizionin B, përveç Kosovës U16 (M) që garon në C, ku kampionati do të mbahet në Prishtinë.