​Rikthehet Liga Ballkanike, Peja luan kundër Ibër Rozhajës
BKT
Sport

​Rikthehet Liga Ballkanike, Peja luan kundër Ibër Rozhajës

Peja sot do të zhvillojë ndeshjen e parë për këtë vit.

Pejanët do të përballen me Ibër Rozhajën në Ligën Ballkanike në palestrën “Karagaçi” nga ora 19:00.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje.

Peja ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror dhe ka synime të mëdha.

Verdhezinjtë janë rikthyer këtë edicion si në BIBL, ashtu edhe në garat e Superligës për të synuar të rikthehen si më parë.