​Ish-portieri i Sampdorias i bashkohet Llapit
BKT
Sport

​Ish-portieri i Sampdorias i bashkohet Llapit

Klubi Futbollistik Llapi ka arritur marrëveshje me portierin italian, Giacomo Nava, i cili karrierën e ka nisur te skuadra italiane, Sampdoria.

Nava ka arritur gjatë ditës në Podujevë, teksa pas bisedimeve intensive ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të firmosur me skuadrën nga “Zahir Pajaziti”.

Ky është përforcimi më i madh i Llapit në këtë stinor.