10:16 / 09.01.2020
Todibo tradhton Milanin, transferohet tek kjo skuadër
Jean-Clear Todibo pritet të largohet nga klubi i Barcelonës në këtë merkato janari.
Për mbrojtësin francez interes ka shfaqur Milani, por së fundmi në garë për të marr shërbimet e 20-vjeçarit ka hyrë ekipi i Schalkes 04.
Klubi gjerman dëshiron ta rrëmbejë Todibon me formulën e huazimit deri në verë pasi Barcelona nuk dëshiron ta shesë kartonin e talentit të saj.
Sipas Bild, drejtori sportiv i Schalkes, Jochen Schneider e ka lënë kampin stërvitor në Murcia për të shkuar në katalonjë për të filluar negociatat me Todibon personalisht.
Lojtari për momentin është në Arabi Saudite ku po qëndron me Barcelonën për Superkupën e Spanjës dhe për të priten të reja mbi të ardhmen.























