Suedi – Kosovë, formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Kosovës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Doha të Katarit.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje që zhvillohet sot në Doha të Katarit, nga ora 15:45.
Përzgjedhësi i Kosovës për këtë ndeshje ka ftuar 13 lojtarë nga Superliga dhe disa prej tyre janë në formacionin startues të Kosovës për këtë ndeshje.
Kosova: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Fidan Aliti, Lirim Kastrati, Herolind Shala, Zymer Bytyqi, Florian Loshaj, Flamur Kastrati, Ylldren Ibrahimaj, Elbasan Rashani , Leotrim Bekteshi.
Ndërkohë që përzgjedhësi i Suedisë orë më parë e ka bërë publik formacion zyrtar të ndeshjes.
Suedia:Peter Abrahamsson, Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson, Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic, Robin Söder, Simon Hedlund.]
Kujtojmë që ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës fillon nga ora 15:45 dhe transmetohet drejtpërdejtë në RTK.























