13:03 / 13.01.2020
Fundi i sezonit për asin e Romës: Zaniolo në operacion
Nikola Zaniolo, asi i ri i Romës, përfundoi sezonin dhe nuk do të jetë në mesin e kandidatëve për ekipin kombëtar italian në Euro 2020.
Mbrëmë Zaniolo lëndoi ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Juventusit. Sot ai do të operohet dhe do të ketë një pushim të gjatë.
Ai do të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj, pasi ekzaminimet e hollësishme mjekësore konfirmuan se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë.
"Betohem - do të kthehem më fort se kurrë", ka shkruar 22-vjeçari Zaniolo në Instagram.























