​Donnarumma mungon kundër Spalit në Kupë
BKT
Sport

​Donnarumma mungon kundër Spalit në Kupë

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka të ngjarë të humbasë ndeshjen me Spal të mërkurën në të tetën e finales së Kupës së Italisë.

Ai dëmtoi kofshën e tij në një ndeshje kampionati me Cagliari gjatë fundjavës dhe humbi stërvitjen e sotme.

Këto ditë ai duhet të ketë ekzaminime mjekësore kur situata me dëmtimin do të jetë shumë më e qartë.

Lëndimi i Donnarumma është një mundësi që për "Rosonnerët" të bëjë debutimin e tij Asmir Begoviq, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Bournemouth.