Mësohet arsyeja e largimit të Dakut nga Kukësi
BKT
Sport

Mësohet arsyeja e largimit të Dakut nga Kukësi

Mirlind Daku u largua nga Kukësi për të iu bashkuar kampionit vjeshtor të Kosovës, Ballkanit.

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka treguar se pse klubi e ka liruar Mirlind Dakun në janar.

Ai theksoi që sulmuesi dështoi të gjejë hapësira në formacionin startues dhe për shkak se kërkonte minutazhë, Kukësi e liroi.

“Dakun e larguam pasi kishte pak hapësira dhe donte që të luante”, u shpreh Nexhipi

“Me largimin e këtij sulmuesi kemi një emër që mund ta afrojmë dhe zyrtarizojmë këto ditë, ndërsa në vendet e tjera nuk do të kemi ndërhyrje”, shtoi ai.