18:10 / 18.01.2020
Real Madrid e fiton derbin spanjoll
Real Madrid e ka mposhtur sot Sevillan në derbin e javës në Spanjë, me rezutat 2:1.
Të dy golat për Real Madridin i ka shënuar Casemiro (57’ dhe 69’), kurse për mysafirët ka shënuar Luuk De Jong (64’).
Pas kësaj fitoreje, Reali ka rimarr pozitën e parë në renditjen tabelare dhe ka 43 pikë, tre pikë më shumë se Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.























