10:19 / 20.01.2020
City dhe United e duan Lautaron
Lautaro Martinez po zhvillon një sezon fantastik. Sulmuesi argjentinas po merret vesh shumë mirë me Romelu Lukakun dhe të dy po shënojnë gola të rëndësishëm për Interin.
15 herë e ka dërguar topin në rrjetë këtë sezon 22-vjeçari. Për shërbimet e tij interesohen disa klube europiane. Barcelona është tërhequr nga gara, por dy klubet e Manchesterit ende jo. City dhe United e duan, teksa The Sun zbulon dëshirën e madhe të lojtarit.
Sipas anglezes së njohur, goleadori zikaltër preferon të mos ndryshojë dhe të vijojë aventurën e tij me Interin. Ai ndihet mirë në Milano dhe shpreson që të fitojë titullin kampion këtë sezon.























