10:51 / 22.01.2020
Barazimi i Evertonit, Ancelotti ngushëllon lojtarët me pikëllimin e Milanit
E pabesueshme ajo që i ndodhi Everton mbrëmjen e djeshme kundër Newcastle. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po fitonte me rezultatin 2-0 edhe pas kohës së rregullt, por në minutat 94 dhe 95-t ata pësuan dy gola dhe u ikën dy pikë nga duart.
Dëshpërim i madh te lojtarët e Everton, çka e tha edhe trajneri italian pas ndeshjes. Jo vetëm kaq, por nuk munguan as notat e humorit. Ancelotti kujtoi finalen e Champions League që Milani e ka humbur kundër Liverpool në vitin 2005.
“Sigurisht që lojtarët janë të mërzitur. U thashë lojtarëve që kam më shumë eksperiencë se ata dhe se ‘kam humbur finalen e Champions League kur po fitoja 3-0’. Kështu që mund të ndodhë diçka e tillë disa herë”, tha me shaka trajneri i Everton.























