16:40 / 22.01.2020
Dushku: Nuk është e vërtetë që është shkarkuar Faton Kurshumlija
Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi për shkarkimin e komisarit të garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.
Mirëpo një gjë të tillë e ka hedhur poshtë, sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Ajo në një prononcim të shkurtër për KosovaPress është shprehur se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet dhe gjithashtu një gjë e tillë as nuk pritet të ndodh në të ardhmen.
“Nuk është e vërtetë që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka shkarkuar Faton Kurshumlin”, ka thënë shkurtimisht Dushku në telefon.
Kujtojmë që në FBK, këtë vit pritet të mbahet kuvendi zgjedhor, ku pritet të zgjedhën kryesia e cila do të udhëheq edhe për katër vite tjera këtë Federatë./KP/























