Gjiganti gjerman dëshiron rikthimin e Douglas Costa-s
BKT
Sport

Gjiganti gjerman dëshiron rikthimin e Douglas Costa-s

Klubi gjerman, Bayern Munich është duke e menduar rikthimin e Douglas Costa gjatë këtij muaji.

Sipas medieve gjermane, “Bavarezët” dëshirojnë ribashkimin me brazilianin e Juventusit.

Braziliani, i cili nuk po gjen hapësirë të duhur në skuadrën e Sarrit, ishte larguar nga ‘Alianz Arena’ në vitin 2017 për tu transferuar tek kampionët e Italisë.

Siç raportohet, krerët e gjigantit gjerman do të provojnë që gjatë këtij muaji, të sjellin për të dytën herë Costan në Munich, raporton GazetaScanner.

Braziliani gjatë këtij sezoni të garave, ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat me Juven, duke luajtur për 380 minuta gjatë këtij sezoni. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.