18:20 / 22.01.2020
Llapi mposht Partizanin
Vetëm një ditë pasi që e mposhti skuadrën e Tërbunit, ekipi i Llapit ka mposhtur një tjetër skuadër nga Shqipëri, atje ku edhe po vijon me fazën përgatitore.
Ekipi i Tahir Batatinës triumfoi me rezultat 3-1 përballë ekipit B të Partizanit dhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.
Arbnor Ramadani dhe Mentor Zhdrella realizuan në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes për ti nxjerrë ‘llapjanët’ me faqe të bardhë nga ky duel, ani pse kishin epërsinë fillestare prej 1-0 me golin e realizuar nga Ersil Ymeri.























