18:23 / 22.01.2020
De Biasi merr drejtimin e kësaj kombëtareje
Ish-selektori më i suksesshëm në historinë e Shqipërisë, Gianni De Biasi është afër të marrë drejtimin e kombëtares së Iranit.
De Biasi po synon ta përsërisë suksesin e njëjtë sikur me Kuqezinjtë, që i kualifikoi në turneun e tyre të parë madhor Euro 2016.
Tekniku italian provoi veten edhe te Alaves në La Liga, por zhgënjeu, shkruan lajmi.net.
Tani ai po bisedon me Federatën iraniane për ta marrë drejtimin e skuadrës, ka konfirmuar eksperti Gianluca Di Marzio.
Atij i është ofruar kontrata 30 mujore, fiks deri në Kupën e Botës. 48 orë është pritja për mbylljen e marrëveshjes.























