Antoine Griezmann shpëton Barcelonën
BKT
Sport

Antoine Griezmann shpëton Barcelonën

Barcelona ka përmbysur rezultatin kundër UD Ibiza, ndeshje e vlefshme për Copa del Rey.

Kampioni i Spanjës arriti të kualifikohet në fazën tjetër të kupës më të madhe spanjolle pasi mposhti Ibizan me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Javi Perez zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më të mirë dhe Antoine Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 72-të, kurse golin e fitores e shënoi në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+5).

Katalonasit kanë zhvilluar njërën ndeshjet me dobëta në vitet e fundit.

Kujtojmë se në ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Unionistas dhe Real Madrid.