Liverpool në sulm për sulmuesin e Arsenalit
BKT
Sport

Liverpool në sulm për sulmuesin e Arsenalit

Klubi anglez, Liverpool është hedhur në sulm për sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Martinelli, raportojnë mediat angleze.

Martinell është duke treguar formë të lartë këtë sezon të garave me londinezët.

18 vjeçari këtë edicion ka bërë 21 paraqitje me Arsenalin duke shënuar 10 gola dhe tri asistime.

Siç raportohet, “The Reds” janë duke e vëzhguar lojtarin të cilin synojnë ta blejnë në verën që vjen.

Ndryshe, braziliani monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Real Madridin.