17:08 / 23.01.2020
Zyrtare, Moses, lojtari i ri i Interit
Tashmë është zyrtare. Victor Moses është lojtar i ri i klubit italian, Inter.
“Nerazurët” përmes një njoftimi në faqen e tyre, kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me yllin nigerian.
Moses është transferuar tek internistët në formë huazimi nga skuadra angleze, Chelsea.























