13:44 / 24.01.2020
U hodh shorti për 1/8 e finales në "Copa del Rey"
Sot u hodh shorti për fazën e 1/8 së finales së "Copa del Rey" të Spanjës.
Ekipi që eliminoi Atletico Madridin, Leonesa do të ketë punë me fituesin e kësaj gare sezonin e kaluar, Valencian.
Ndërsa, edhe Real Madridi pati fat që të kishte short të lehtë dhe do të përballet me ekipin nga liga e dytë, Real Zaragoza.
Barcelona do të përballet me Leganesin në “Camp Nou”. Këto ndeshje do të zhvillohen mesjavën e ardhshme dhe duelet më interesane do të transmetohen në RTK.
Këto janë të gjitha përballjet:
Badajoz – Granada
Cultural Leonesa – Valencia
Tenerife – Athletic Bilbao
Real Zaragoza – Real Madrid
Mirandes – Sevilla
Rayo Vallecano – Villareal
Barcelona – Leganes
Sociedad – Osasuna























