12:17 / 25.01.2020
Edhe Nikli zgjedh Turqinë
FC Feronikeli ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit në Kosovë, për fazën e parë përgatitore.
Sot skuadra do të udhëtojë në Antalya të Turqisë, për fazën e dytë dhe më intensive të stërvitjeve përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit, njofton faqja zyrtare e klubit.
Skuadra do ta rrisë intensitetin e stërvitjeve në Antalya dhe në planë janë edhe tri ndeshje miqësore për ta parë sa më mirë kompionimin e ekipës.
Djelmoshat e FC Feronikelit do të udhëtojnë sot, për tu kthyer në Kosovë më datën 9 shkurt.
Barrën te Nikli në pranverë pritet ta bartin kryesisht futbollistë të rinj.























