A ka kush e ndal Muriqin?, sërish gol
BKT
Sport

A ka kush e ndal Muriqin?, sërish gol

Vazhdon shkëlqimi i sulmuesit kosovar te Fenerbahce, Vedat Muriqit, raporton GazetaScanner.

Ylli i “Dardanëve” sërish ka gjetur rrugën e golit. Muriqi shënoi golin e dytë për epërsinë e Fenerbahce në 2-0, kundër Basaksehir, sfidë kjo që po luhet në kuadër të elitës së futbollit turk.

Sulmuesi kosovar shënoi gol në minutën e 86-të. Fenerbahce është në rrugë të mirë që të arkëtojë edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.