12:31 / 26.01.2020
Kjo është shuma që kërkon Milani për Piatek
Krzysztof Piatek duket se numëron ditët tek AC Milan.
Sulmuesi polak ka dështuar të tregoj më të mirën tek “Rossoenerët”, dhe e ardhmja e tij do të jetë larg ‘San Siros’.
Milanistët e kanë nxjerr në shitje lojtarin, i cili gjatë këtij muaji mund të bëhet me klub të ri.
Sipas mediave italiane, Milani do ta shes polakun, por kërkon 30 milionë euro. Piatek është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane si Tottenham Hotspur, Crystal Palace, Newcastle dhe Barcelona.
Siç raportohet, milanistët duan ta shesin polakun e jo të huazojnë.























