Formacionet zyrtare Roma-Lazio
Pas pak minutash do të startojë derbi i përjetshëm ndemjet Romës dhe Lazios.
Dy rivalët e mëdhenj të kryeqytetit italian, do të ballafaqohen në “Olimpico” në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit italian.
Kjo sfidë e cila pritet të prodhoj një ndeshje dramatike, është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që synojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Lacialët” aktualisht renditen në pozitën e tretë me 45 pikë, shtatë më shumë së ‘romakët’ që janë në vendin e katërt.
Formacionet zyrtare:
Roma: Lopez; Santon, Mancini, Smalling, Spinazzola, Cristante, Veretout, Cengiz, Pellegrini, Kluivert, Dzeko.
Lazio: Strakosha; Radu, Acerbi, Felipe; Lulic, Alberto, Leiva, Milinkovic, Lazzari; Correa, Immobile.
Ndeshja mes Romës dhe Lazios nis në orën 18:00.























