17:25 / 26.01.2020
Hoffenheim leksion Werderit te Rashicës
Hoffenheim i ka dhënë leksion Werder Bremenit, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 0-3, në kuadër të javës së 19-të të Bundesligës gjermane.
Skuadra mike ia doli që të marrë tri pikë të rëndësishme, duke shënuar tre gola, dhe atë në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Në radhët e Werderit edhe në këtë duel titullar ishte edhe futbollisti kosovar Milot Rashica.
Kaderabeg (65’), Baumgartner (79’) dhe Adamyan (83’), shënuan për fitoren e Hoffenheim, e cila tani ngjitët në pozitën e shtatë me 30 pikë, derisa Werder mbetet në vendin e 16-të me 17 pikë të tubuara.























