​Derbi romak përfundon pa fitues
BKT
Sport

​Derbi romak përfundon pa fitues

Roma dhe Lazio janë takuar sonte në kuadër të javës së 21 të kampionatit italian në futboll.

Ndeshja e rivalëve të përbetuar të kryeqytetit në “Olimpico” ka përfunduar pa fitues – 1:1.

“Ujkonja” erdhi në epërsi me golin e Edin Dzeko në minutën 26 të pjesës së parë, ndërsa tetë minuta më vonë mysafirët barazuan shifrat përmes Francesco Acerbi.

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë, shtatë më pak se Lazio një pozitë më lart.